Është zbardhur lista me 23 kandidatët që kanë aplikuar për postin e ri të Avokatit të Popullit, një nga institucionet më të rëndësishme kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Burime për gazetarin Ergys Gjençaj bëjnë me dije se mes emrave të njohur që kanë hyrë në garë spikasin Endrit Shabani, drejtues i nismës “Nisma Thurje”, Jola Hysaj dhe Adriana Kalaja, të dyja kandidate për deputetet nën siglën Partisë Demokratike më 11 maj.
Po ashtu, në listë është edhe Valentina Teodoresku, avokatja e caktuar kryesisht nga gjykata e cila përfaqësoi Sali Berishën në seancën e 26 tetorit 2023, ku u konfirmuan masat e para “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ndaj tij nga SPAK.
Në garë janë edhe juristë të tjerë, si Besim Ndregjoni, Gerti Shella, Saimir Vishaj, Anton Kosteri, e të tjerë si edhe gazetarja Aranita Brahaj.
Më poshtë kandidatet deri më tani për Avokat të Popullit:
- Adriana Kalaja
- Aranita Brahaj
- Anton Kosteri
- Anton Lleshaj
- Besim Ndregjoni
- Dardan Mustafaj
- Endri Papajorgji
- Endrit Shabani
- Fatjona Male
- Genta Tafa
- Gerti Shella
- Ismail Tafani
- Jola Hysaj
- Juliana Hoxha
- Laureta Roshi
- Lulzim Hamitaj
- Myrteza Myftari
- Saimir Vishaj
- Shkëlqim Sulo
- Suela Koçibellinj
- Tartar Bazaj
- Valentina Teodoresku
- Skënder Haluci


