Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Krujë, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një tjetër në fshatin Verjon.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, Artur Cangu, pas një konflikti mes tyre.
Burime nga policia bëjnë me dije se në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë e cila dyshohet se ka ardhur nga vetë autori Eduart Afmataj, i cili ka deklaruar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të Artur Cangutt.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e personit të dyshuar si i vrarë ose i plagosur, i cili ende nuk është lokalizuar.


