Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, Shkodër, ku një 61-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Viktimë e krimit është identifikuar Piro Prroni, ndërsa autori i dyshuar është Ndoc Maçaj, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrethana ende të paqarta. Shërbimet e policisë janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit, ndërkohë që është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.”