Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Kavajë, ku 47-vjeçari Alket Isufi u godit me thikë nga Landi Puja.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së shtetasit Land Puja.
Ky i fundit ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën, çka ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre.
Gjatë debatit, viktima, Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në përditësim…


