Janë bërë publik emrat e tre personave, të cilët akuzohen se vranë 62-vjeçarin turk, Hayati Aroyo në korrik të këtij viti.
Mediat italiane raportojnë se në pranga u vunë Valentina Peroni, 36 vjeçe, me precedentë penalë për mashtrime, bashkëshorti i saj, Emanuele Paganini, 38 vjeç si dhe shqiptari, Elvis Simoni, 33 vjeç, shqiptar, ekzekutori i dyshuar i krimit.
Hetimet zbulojnë se personi u qëllua 30 herë me thikë, më pas personat për të fshehur gjurmët dogjën trupin.
Krimi dyshohet se ka lidhje me një video erotike ku shfaqet Peroni me një person tjetër, xhiruar gjatë një prej festave të mbushura me kokainë, që organizoheshin nga Aroyo. Simoni dyshonte se Aroyo donte ta shpërndante videon, edhe pse vetë materiali nuk është gjetur ende nga hetuesit.
Pas ngjarjes, tre të arrestuarit u kthyen në banesat e tyre dhe vijuan jetën e tyre për disa ditë, duke përdorur kartat bankare të viktimës për pagesa në sallat e lojërave të fatit.
Skuadra e Milanos dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivacionit të krimit.