Policia e Tiranës thotë se ndërhyri në lokalin e shtetasit Admirand Stafuka në Fushë Krujë, ku u lokalizua Andi Xhafa, i cili ishte i armatosur.
Nga kontrolli që iu bë Xhafës, policia gjeti një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.
Si rezultat i ndërhyrjes, u arrestua në flagrancë Andi Xhafa, 36 vjeç, ndërsa ndaj Admirand Stafuka, 41 vjeç, nis procedimi penal. Të dy janë banues në Fushë Krujë.
Njoftimi:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Klienti”.
Kapet i armatosur me pistoletë në një lokal në Fushë Krujë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
Procedohet penalisht pronari i lokalit, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Klienti”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit Admirand Stafuka, në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin Andi Xhafa, të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi Andi Xhafa, 36 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin Admirand Stafuka, 41 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.


