Tre persona janë arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, në kuadër të një operacioni kundër goditjes së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe armëmbajtjes pa leje.
Të arrestuarit janë shtetasit Shaban Tusha, 36 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, Dario Sefa, 21 vjeç, banues në Peqin dhe shtetasi me iniciale J. B., 17 vjeç, banues në Golem, Durrës,
Në kërkim janë shpallur Gersi Sallufi, 39 vjeç, Mario Lluca, 33 vjeç, të dy nga Peqini.
Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në një parking në zonën e Golemit, Durrës, Shaban Tushën dhe Dario Sefën në momentin e shkëmbimit të një sasie lënde narkotike kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 6.2 kg kanabis në formë boçeje, e dyshuar e prodhuar me anë të llambave, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, 2 jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambienteve për kultivimin e kanabisit me llamba, 2 automjete dhe 6 celularë.