Detaje të reja dalin lidhur me aksionin e RENEA, që zbarkoi sot në orën 05:00 të mëngjesit për të nisur një aksion në disa zona në qytetin e Shkodrës në kërkim të autorëve të dyshuar për disa ngjarje kriminale, përfshirë edhe persona të dyshuar për masakrën e Dobraçit.
Mësohet se SPAK urdhëroi arrestimin e 4 personave të dyshuar për përplasjen me armë në Bushat të Shkodrës, ngjarje e ndodhur 23 Gusht 2024.
Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët u vetëdorëzuan pak javë më parë në policinë e Shkodrës, pasi ishin në kërkimin për dhunën barbare ndaj Vladimir Brucit, janë njohur me akuzat e reja, krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe grup kriminal.
Për arrestimin e dy personave të tjerë për të cilët është firmosur urdhër arrest, RENEA ndërmori në orët e para të mëngjesit të së martës një aksion në Dobraç dhe zona të tjera të Shkodrës, por nuk arriti që t’i arrestonte.
Ndërsa, Gjykata e Posaçme ushtroi kontroll në banesat dhe bazat e grupit kriminal Bajri, përfshirë dhe shtëpinë e Safet Bajrit.
Nga hetimet e SPAK rezultoi se mbasditen e 23 gushtit të vitit të kaluar fshatin Rranxa në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani bashkë me persona të tjera janë përplasur me armë me Andrea dhe Aleksandër Prendi.
I pranishëm ka qenë dhe Safeyt Bajri, i cili udhëtonte me automjet të blinduar.
Sakica dhe Troshani pretenduan se ishin viktima, pasi u sulmuan më armë. Por nga akti i ekspiretimit rezultoi se Samuel Troshani ka bërë qitje me armë atë ditë, pasi në dorën e tij u gjetën gjurmë të fatit.
Grupi i Izmir Sakicës , Asmer Bilali dhe pjesëtare të grupit Bajri janë nën hetim edhe për masakrën e 30 tetorit 2024 në Dobraç ku u ekzekutuan me armë zjarri Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe humbën jetën në aksident bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha pasi udhëtonin me motor kur makina e viktimave doli nga rruga duke i përplasur.