Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur në fshati “Lapardha 2” të Beratit, pak para mesnatës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit, teksa pasi kanë konsumuar alkool ka nisur një konflikt banal mes tyre.
Fillimisht konflikti ka qenë me fjalë por agravoi në dhunë fizike për të mbërritur në plagosje.
Ka qenë 42 vjeçari Elton Cani ai që ka plagosur me thikë Leonard Duken, 40 vjeç.
Ky i fundit është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Elton Cani u largua nga vendngjarja në përpjekje për t’i shpëtuar përgjegjësisë së tij, por policia ra menjëherë në gjurmët e tij dhe e vuri atë në pranga.
Në vendin e ngjarjes ndodhet uniformat blu të cilët po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.