Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme.
Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani) dhe Artemis Stafa.
Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë.
Ndërkohë Artemis Stafa akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”
“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:
-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;
-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njoftuan blutë.