Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për nisjen e gjykimit për 33 të pandehur që akuzohen si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale.
Të pandehurit akuzohet se përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë ndihmuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
“Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përmbajë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe konkretisht 134 volume, me numrat përkatës, ku përfshihen dhe aktet e sjella nga prokurori edhe në seancë paraprake”, thuhet në vendim.
Gjithashtu u rrëzua kërkesa e të pandehurve Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Arben Rushiti, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca, për shpalljen e moskompetencës së kësaj gjykate për gjykimin e çështjes, si të pabazuar në ligj.
Sipas SPAK, veprimtaria e tyre konsistonte në:
- Prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi dhe dokumenta të tjera).
- Gjetjen apo ndërmjetësimin për shtetasit shqiptarë që do të udhëtonin në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Amerikë, mënyrën e kryerjes së pagesave dhe vlerat e paguara prej tyre;
- Transportimin e dokumentave dhe të personave që do të udhëtonin; akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve për itinerarin që do të ndiqnin, veprime këto të realizuara nga agjensitë e udhëtimit; “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;
- Përdorimin e dokumentave të falsifikuara, udhëzimin e personave se si duhet të silleshin gjatë intervistave, për t’u pajisur me vizë amerikane dhe kanadeze.
Gjatë hetimit, në Tiranë është zbuluar një ambient ku prodhoheshin dokumente identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumentave të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale, informon Prokuroria e Posaçme.
Veprat kryesore për të cilat akuzohen:
“Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi” kriminal, parashikuar nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4; 186/1 e 28/4; 333/a/1/2; 334/1 të Kodit Penal, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”; “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar nga neni 190/1 dhe 192 të Kodit Penal; “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284/2 dhe 283/2 të Kodit Penal; si dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
“Modus operandi” i dy grupeve të strukturuara kriminale
Dy grupet e strukturuar kriminale, ekzistenca e të cilëve është tashmë e provuar nga hetimi, përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Veprimtaria e tyre konsistonte në:
- Prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi dhe dokumenta të tjera).
- Gjetjen apo ndërmjetësimin për shtetasit shqiptarë që do të udhëtonin në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Amerikë, mënyrën e kryerjes së pagesave dhe vlerat e paguara prej tyre;
- Transportimin e dokumentave dhe të personave që do të udhëtonin; akomodimin dhe udhëzimin e këtyre shtetasve për itinerarin që do të ndiqnin, veprime këto të realizuara nga agjensitë e udhëtimit; “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin;
- Përdorimin e dokumentave të falsifikuara, udhëzimin e personave se si duhet të silleshin gjatë intervistave, për t’u pajisur me vizë amerikane dhe kanadeze.
Në këtë veprimtari kriminale, të pandehurit sigurojnë procese të ndryshme. Ata njohin njëri-tjetrin, dhe janë në dijeni për rolin e gjithsecilit. Këto rrethana tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të përcaktuar dhe qëllimi i saj është përftimi material.
Gjatë hetimit është dokumentuar në qytetin e Tiranës një ambient në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 (tridhjetë shtatë) vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumentave të përdorura edhe gjatë aplikimeve për viza nga grupi kriminal, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.
VENDIMI I GJKKO
- Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 04.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale nr. 177, të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca”.
- Në seancën e datës 05.12.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 13, pika 3/1,75/a, shkronja “b”, 83, 85, 93, 332, 332/c, 332/dh, 332/e dhe 332/ë të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 107, datë 05.12.2025. vendosi:
- Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.177, të vitit 2022, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:
- Njazi Ademaj, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Ylli Brahimaj, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Rrezart Domi, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
4.Osman Luca, me gjeneralitetet përkatëse,

- Artur Mici, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4: 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Arsen Caka, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pikal të Kodit Penal.
- Jugert Gashi, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Emiljan Marashi, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pikal të Kodit Penal.
- Amarildo Luca, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi 3 të Kodit Penal.
- Robert Gjika, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 298 paragrafi 3 të Kodit Penal.
- Roland Islamaj, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
- Xhelal Krasniqi, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Fitim Rama, me gjeneralitetet përkatëse,

- Gridi Elezi, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe
“Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Prodhimi dhe mbajtja e narkotikëve” parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 dhe 283 paragrafi 1 të Kodit Penal.
- Maksim Domi, me gjeneralitetet perkatese,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pikal të Kodit Penal.
- Dritan Cena, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 189 paragrafi 2 të Kodit Penal.
- Redi Salaj, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 189 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Behar Nuhiallari, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 189 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Behar Rexha, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Deila Qama, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 pika 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Arnold Shahu, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Ylli Çaushaj, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 186 paragrafi i 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 1 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Artid Shtylla, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë apo sportive”, parashikuar nga nenet 186 paragrafi 2 dhe 280 të Kodit Penal.
- Murat Gjuniku, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2; 28 pika 4; 186 paragrafi 1; 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Bardhyl Imeri, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim në formnë të grupit të strukturar kriminal; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, e kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë apo sportive”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2; 334 pika 1 dhe 280 të Kodit Penal.
- Bajram Xhaja, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar
kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Besnik Lumaj, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, për qëllime përfitimi, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprës penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 298 paragrafi 2 e 28 pika 4; 189 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Altin Neli, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 186 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Fatmir Stankova, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 186 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.
- Arben Rushiti, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi kriminal”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar përkatësisht nga nenet 186 paragrafi 1 e 28 pika 4; 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal dhe 190 paragrafi 1 të Kodit Penal.
- Leonardo Lama, me gjeneralitetet përkatëse, Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 189 paragrafi 2 i Kodit Penal.
- Xhelil Alla, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”, parashikuar përkatësisht nga nenet 189 paragrafi 2 dhe 192 të Kodit Penal.
- Perlat Canaj, me gjeneralitetet përkatëse,
Akuzuar: Për kryerje të veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 284 paragrafi 2 dhe 283 paragrafi 2 të Kodit Penal, si dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar të të pandehurve Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnol Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Perlat Canaj, Xhelil Alla, trupit gjykues të përbërë prej tre gjyqtarësh, të ndryshëm tërësisht nga ky trup gjykues monokratik dhe hedhjen e çështjes në short për arsye se gjykata çmon se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës.
- Fashikulli i gjykimit përcaktohet të përmbajë të gjitha aktet e kryera gjatë fazës së hetimit paraprak dhe konkretisht 134 volume, me numrat përkatës, ku përfshihen dhe aktet e sjella nga prokurori edhe në seancë paraprake.
- Rrëzimin e kërkesës së të pandehurve Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Arben Rushiti, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca, për shpalljen e moskompetencës së kësaj gjykate për gjykimin e çështjes, si të pabazuar në ligj.
- Rrëzimin e kërkesës së të pandehurve Rezart Domi, Artur Mici, Robert Gjika, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Perlat Canaj, si të pabazuar në ligj.
- Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
- Urdhërohet depozitimi i këtij vendimi dhe fashikulli i gjykimit në sekretari të kësaj gjykate brenda 10 ditëve.
Tiranë, më datë 06.12.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar