Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella, ngjarje e ndodhur më 15 dhjetor 2024, ndërsa miku i viktimës, Edi Lolo, mbeti i plagosur rëndë.
Sipas informacioneve të para, nga gazeta greke Protothema, të arrestuarit janë të moshës 42 dhe 43 vjeç, të cilët vërshuan plumbat nsaj Davellës teksa ndodheshinbrenda një makine, të cilën e kishin vjedhur para krimit.
Arrestimi i tyre është bërë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku mësohet se është sekuestruar edhe një armë zjarri.
Ata janë Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli 45 vjeç nga Saranda.
Dyshimet qëndrojnë ende se Irakli Davella nuk ishte shënjestra, por miku i tij i cili mbeti i plagosur.
AKUZAT NDAJ DAVELLËS
47-vjeçari rezulton të jetë arrestuar në vitin 2009 si pjesë e një grupi prej 10 personash, shumica prej të cilëve pjesëtarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për “organizatë kriminale”, “gjobëvënie” etj.. Në vitin 2011, ai rezultoi pjesë e një hetimi për një grup prej 17 personash të akuzuar nga policia e Korfuzit për “organizatë kriminale” e “falsifikim” e “lëshim çeqesh të këqija”. Dosja e Korfuzit, ka qenë një ngjarje e shumë diskutuar në atë kohë. Shkak ishte një shqiptar nga Saranda, ish i dënuar për trafik narkotikësh, i vendosur në qendër të hetimit. Ai rezultoi të kishte lidhje me oficerë të policisë së Korfuzit, kryetarin e Bashkisë së Korfuzit dhe vëllanë e një ish-ministre dhe deputete greke. Media greke ndërkohë shkruan se ka dyshime nga policia greke, që edhe pse Davella ka rreth 13 vite që nuk rezulton problematik penalisht, të jetë i përfshirë në trafik narkotikësh dhe për këtë po hetohet.
Ai rezulton personazh me lidhje të fuqishme në Athinë, Korfuz e Sarandë, ku dyshohet se ka investuar në pasuri të paluajtshme. Gjithashtu, në Athinë ai rezulton pronar i një kafeneje dhe këndi lojërash në “Peristeri” dhe një biznesi dhënie makinash me qira në ishujt grekë. Gjithashtu, me biznes aktiv bar-kafeje rezulton edhe në Mesopotam, Bashkia Finiq, por nuk dihet nëse është funksional.
Kush është i plagosuri Edi Lolo?
Si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur edhe një biznesmen shqiptar, i identifikuar si Edi Lolo, 46 vjeç, lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.
Ai rezulton pronar i shoqërisë tregtare me ortakëri dhe përgjegjësi të kufizuar “ED – LUI” sh.p.k në Durrës, krijuar në shtator 2020. Aktiviteti i shoqërisë rezulton “punime elektrike, hidraulike dhe punime gipsi dhe kartonxhesi”. Lulo rezulton të ketë mbërritur pak ditë më parë në Greqi, i ardhur nga Dubai. Ai ndodhet i plagosur rëndë në spital, me plagë në kokë e bark
Sipas mediave greke, ai kishte pak ditë që ishte kthyer në Athinë, pasi kishte qenë në Dubai.
DINAMIKA E NGJARJES
Nga mënyra se si sulmuan sulmuesit, duket se ata e kishin planifikuar sulmin dhe prisnin momentin e duhur. Para krimit ata vodhën një makinë nga Athina, u drejtuan për në zonë, iu afruan viktimat dhe filluan të qëllojnë.
Sulmi ndodhi jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, ku autorët qëlluan me gjakftohtësi mbi viktimat dhe më pas u zhdukën nga vendngjarja.
Policia beson se bëhet fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me tre figura të krimit në Greqi, të cilët janë vrarë mes grupeve rivale të mafies greke.