Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku dy shqiptarë ishin shënjestër të një atentati me armë zjarri, ngjarje nga e cila mbeti viktimë një person dhe tjetri ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Viktima është identifikuar si shtetasi Irakli Davella, nga zona e Sarandës, ndërsa i plagosuri, shtetasi Edi Lolo.
Sipas mediave greke, autori i krimit, ende i paidentifikuar është larguar pas ngjarjes me një makinë BMË ix.
Burime policore për mediat greke flasin për një ekzekutim mafioz.
Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.