Zbardhen emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të një operacioni të befasishëm që u zhvillua mesditën e djeshme (13 tetor).
Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë.
Mësohet se në pranga kanë rëne:
- Endri Doda
- Ervin Cani
- Akil Kërtusha
- Blerim Heta
- B.M
- Maksim Suci alias Lika
- Stefan Mehmeti
- Ergys Tusha
- Jurgers Mullahi
- Hanson Mullahi
Operacioni u zhvillua në një nga lokalet e njohura të qytetit ne segmentin rrugor Elbasan Ish-Metalurgji dhe ka qenë rezultat i një hetimi të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje.
Gjatë ndërhyrjes, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe përfshirjen e forcave të shumta policore.
Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se hetimet vijojnë për të identifikuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo më gjerë.
Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen kontrolle të mëtejshme dhe të merren në pyetje persona të tjerë në kuadër të këtij operacioni.
Autoritetet kanë theksuar vendosmërinë për të luftuar aktivitetin e paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë publike në qytet.