Policia e Tiranës ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione mes drejtuesve të strukturave të rendit. Lëvizjet përfshijnë edhe drejtoritë vendore në Kukës dhe Shkodër, bëjnë me dije burime për gazetarin Igli Çelmeta.
Sa i përket Shkodrës, në krye të komisariatit është emëruar Bekim Lika, i cili më parë ishte shef i Komisariatit të Policisë në Kukës.
Ndërsa në krye të komisariatit të Kukësit, është emëruar Besmir Qebini, sipas burimeve të Igli Çelmetës. Qebini më parë drejtonte Komisariatin nr.5 në kryeqytet.
Ndryshimet:
Idriz Daulle, nga zëvendësdrejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.