Avokati Kujtim Ibro, që mbron autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka deklaruar pas përfundimit të seancës se krimi që është kryer nga klienti i tij nuk justifikohet, por është kryer në kushtet e një tronditjeje.
Në një prononcim për mediat, ai tha se Elvis Shkambi ka hyrë në ambientet e gjykatës me një armë pa leje.
Sipas tij armën e mbante pasi ai ka punuar nw disa institucione sigurie.
“Ky person mban një armë prej disa vitesh, pasi ka punuar në disa institucione sigurie. Kjo familje ka vuajtur shumë në këtë proces ka hyrë në shumë borxhe.
Ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikologjike. Arma nuk ka qenë me leje, por Elvis Shkambi pretendon se ka punuar në disa institucione sigurie”, ka deklaruar ai për gazetarët.