Drejtori i Policisë Rajonale Shkodër, Fatmir Lleshaj, në një deklaratë për shtyp ka dhënë detaje nga ekzekutimi i të riut Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur 3 ditë më parë në Dobraç, Postribë.
Lleshaj sqaron se autori i krimit, Arjon Hasaj ka qëlluar për vdekje 33-vjeçarin pasi viktima kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së autorit.
I riu dyshohet se nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me 33-vjeçarin për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.
“Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive të dobëta, ka organizuar dhe ka kryer vrasjen e shtetasit Ramazan Mataj. 29-vjeçari, nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me shtetasin Ramazan Mataj, për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se shtetasi Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit. Autori i dyshuar është ndihmuar nga vëllai i tij, shtetasi Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit”, informon policia.
Arjon Hasaj është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.
Gjithashtu është bërë e mundur edhe gjetja e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.
Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.