Në seancën e radhës të procesit gjyqësor “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, vijoi me dëshmi të detajuara mbi aktivitetin kriminal ku ishte përfshirë, duke zbardhur emra, ngjarje dhe mënyrën e funksionimit të grupeve kriminale.
Alibej pranoi se kishte paguar 100 mijë euro për ekzekutimin e Dorjan Shkozës dhe kishte siguruar armë zjarri nga një person i njohur me nofkën “Hoxha”, me çmime që varionin nga 500 deri në 3500 euro. Kontaktet me “Hoxhën” ishin ndërmjetësuar nga Sander Baho.
Pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, Alibej deklaroi se kishte qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me Nuredin Dumanin, me të cilin diskutonte mbi aktivitetet e Talo Çelës si dhe objektiva të mundshëm për atentate, mes tyre Altin Ndoci. Ai përmendi gjithashtu edhe Henrik Hoxhën, që sipas tij njihej me pseudonimet “Kusho” dhe “Nipi”, ndonëse nuk e njihte personalisht.
Në dëshminë e tij, Alibej tregoi se kishte siguruar një makinë “Toyota” të vjedhur në Shijak dhe ia kishte dorëzuar, së bashku me armë, Dumanit në Rrogozhinë, ku ishte i pranishëm edhe Klevis Alla. Për të fituar besimin e Dumanit, ai shtoi se më pas i kishte dërguar edhe 150 mijë euro të tjera.
Lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej rrëfeu se kishte pajisur autorët me dy kallashnikovë dhe një pistoletë. Objektiva fillestarë kishin qenë Altin Ndoci dhe Besmir Haxhia, por viktimë përfundoi edhe Viktor Haxhia, i cili ndodhej rastësisht në automjet. Sipas Alibejt, autorët nuk ishin në dijeni se në makinë ndodhej Viktor dhe mendonin se po godisnin Altin Ndocin, i cili kishte zbritur pak minuta më parë.
Dëshmia e Alibej: Per Dorjan Shkozen kam paguar 100 mije euro, nga hoxha jan bler disa arme, varionin cmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhen” i kishte Sander Baho. Me nuredin dumanin jam takuar pas vrasjes se vellezerve Haxhia. Por me nuredinin isha ne kontakt te vazhdueshem, Henrik Hoxhen se njifja vetem kam degjuar qe kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” qe i drejtohej Klevis Allës. Me Nuredinin flisja per Talo Çelën qe pas vrasjes se Dorjan Shkozes do u bente i gjalle apo jo. Gjithashtu vijoja investigimin per Altin Ndocin, ky shkonte shpesh ne durres tek vellezerit Haxhia. Klevis Alla kishte pa nje dit Talon tek shpia e vellezerve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva.
Nuredini eshte angazhu me qen i pergatit me “cunat e fush-krujes”, por emrat e tyre si dija. Ne sky eç me shkuan plarent dervishi, kam pas kontakt me te, ai kishte kodet “barcelona” dhe “gost”. Platenti me tha “mbohet qefi qe e ke gjet talo celen”, un u habita nga e dinte ky, pastaj u kujtova qe platenti kishte shum muabet me Festim Qolin. Kishim nje makin tojota te vjedhur qe e kisha ble ne shijak, ja dhash nuredinit dhe armet qe ai donte, ja dhash tek pazari i rrogozhines, ishte me klevis allen kur e mori, me pas nuredini kerkoji dhe 50 mije euro, ja cova me nje mikun tim dhe i cova 150 mije per te vijuar. Kete e bera qe dhe nuredini te shikonte qe un kisha lek dhe te kishte besim.
Per vrasjen e vellezerve Haxhia i kam dhene Nuredinit 2 kallash dhe 1 pistolete mesa kujtoj, ca me kerkonte ja jepja. Armet ja dhash bashk me makinen, plani ishte per te vrare Altin Ndocin dhe Besmir Haxhine, jo Viktorin. Doli shpejt ne tv lajmi qe e mora vesh, edhe ne lajme qe u gjet e braktisur tojota, i thash nuredinit pse shenja gjaku ne makine, me tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat esht lendu me kemb “kusho”. Pastaj u shoqeru “nipi” ne polici dhe nuredini mtha “mduket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte mar vesh nga komshijte, nga “miri pojes” qe nuredini e kishte mik.