Një 30-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në mes të ditës në Athinë, në zonën e Agios Panteleimonas, mëngjesin e kësaj të hëne (18 gusht).
Sipas mediave greke, i riu u gjet i shtrirë pa shenja jete në rrugën “Michalis Voda 200”, me një plagë fatale në kokë. Viktima dyshohet se është qëlluar nga afër, në një atentat të mirëorganizuar.
Policia greke ka rrethuar zonën dhe po kryen hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendin e krimit ndodhet edhe mjekësia ligjore, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për identitetin e viktimës apo motivin e mundshëm të vrasjes.