Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, ka ushtruar të drejtën e votës në qendrën e votimit pranë shkollës “At Zef Pllumi”, i shoqëruar nga bashkëshortja.
Pas votimit, ministri Gonxhja dha një mesazh për qytetarët, duke i ftuar të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.
“Qoftë kjo ditë me diell e me pjesëmarrje të lartë kudo! Vota, një e drejtë për të cilën kemi vuajtur dhe luftuar, është themeli i demokracisë, ndaj duhet të dalim e të votojmë masivisht! Faleminderit!”, u shpreh ministri.