Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, 9 janar, në Tiranë, kur në vajzë mësohet se ka denoncuar se është dhunuar nga disa persona.
Sipas policisë, shtetasja me iniciale S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të.
“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona”, thuhet në njoftim.
Blutë raportojnë se kanë mbërritur në vendngjarje dhe po negociojnë me të renë, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap.
Tiranë/Informacion paraprak
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap.