Një ngjarje e rëndë ka shënuar në Korçë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e aktit vetëvrasës.
Viktima është shtetasi Dh.Gj., 90 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 4, Korçë, ën banesën e tij.
Sipas informacioneve të policisë, 90 vjeçari është vetëvrarë duke përdorur armën e tij të gjahut.
Arma sakaq është sekuestruar nga uniformat blu nën cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po vijon punimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Rreth orës 03:00, në lagjen nr. 4, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Dh. Gj., rreth 90 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut”, thotë policia.



