Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në Koplik, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në lagjen “Mehaj”, ku shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, po punonte me një sondë shpimi për hapjen e një pusi uji. Gjatë procesit, ai është dëmtuar rëndë aksidentalisht, duke humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Koplik, Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.