Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Fushë Kosovë, saktësisht mbrapa një kolegji privat.
Nga sa bëhet e ditur, djali ia ka prerë kokën me sëpatë babait të tij.
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ende nuk kanë ndonjë informatë lidhur me ngjarjen. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalë ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, tha Hoxha.