Një 20 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti, mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit në zonën e Sukthit, ku i riu humbi kontroll mbi automjetin që drejtonte e për pasojë ka dalë nga rruga.
20 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit”, thote policia.
Ndërkohë Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.