Një 51-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në banesën e tij,në fshatin Kutalli, në Njësinë Administrative Kutalli në bashkinë Dimal.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Hajdari po shembte një mur rrethues në banesën e tij, kur struktura është rrëzuar papritur dhe e ka zënë poshtë. Familjarët kanë tentuar ta shpëtojnë, duke e transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por mjekët konfirmuan se ai kishte ndërruar jetë para mbërritjes.
Trupi i viktimës është dërguar në morg për autopsi, ndërsa policia e Beratit ka nisur hetimet për të dokumentuar ngjarjen dhe për të verifikuar nëse ndërhyrja në mur është bërë në kushte të rrezikshme për jetën. Paraprakisht, dyshohet për aksident gjatë punimeve.