Orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2026 nuk kanë sjellë asgjë të re në pavionin e Obstetrisë, në spitalin bashkiak të Lushnjës.
Deri në orën 10:00 të paradites së vitit të ri, asnjë bebe nuk ka lindur në Lushnje. Në spital është vetëm një bebe e lindur në datën 29 dhjetor dhe asnjë e qarë e re.
Ndonëse Lushnja regjistron një popullsi rreth 138 mijë banorë, shto këtu edhe 60 mijë banorë të Divjakës, nuk ka lindje të reja!
Nga ana tjetër në spital janë paraqitur disa raste me lëndime të lehta nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe personat e lënduar kanë marrë mjekim dhe janë larguar për në banesat e tyre.


