Mohamed Salah lëshoi një “bombë” pas fitores 3-0 ndaj rivalëve të Manchester United më 1 shtator, duke pranuar se mund të ishte sezoni i tij i fundit në klub.
Sulmuesi ka qenë në Liverpool që kur u bashkua nga Roma në vitin 2017 dhe në këtë periudhë ai ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe një mori trofesh të tjerë, ndërsa ka bërë 352 paraqitje dhe ka shënuar 214 gola.
Kontrata e tij aktuale skadon në fund të qershorit 2025 dhe komentet e fundit të egjiptianit kanë shkaktuar një valë spekulimesh për të ardhmen e tij.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se te Juventus janë të interesuar për të siguruar shërbimet e 32- vjeçarit dhe po përpiqen që ta tundojnë yllin e Egjiptit për tu rikthyer në Itali.