E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua me Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji, për të diskutuar modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak.
VanHorn theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetje të vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe përparimin në standardet e NATO-s.
Ajo ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve për sigurinë kolektive.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë kolektive”, njofton ambasada e SHBA në një reagim në “X”.