E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn së bashku me ambasadorin holandez në Tiranë, Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë.
Në postimin e ndarë në rrjetet sociale nga Ambasada amerikane, VanHorn është shprehur se presidenti Donald Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjitik amerikan me investime që forcojnë sigurinë energjitike globale.
VanHorn nënvizon edhe rëndësinë për një mjedis rregullator transparent, që të bëhet e mundur tërheqja e investimeve ndërkombëtare.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.


