Policia kufitare malazeze ka sekuestruar 35 kilogramë marijuanë gjatë një kontrolli rutinë në rrugën Grabon – Dinoshë, ndërsa ka arrestuar shtetasin E. M., 24 vjeç, banues në Tuz. Sasia e konsiderueshme e drogës dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria.
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Policisë, lënda narkotike është gjetur në bagazhin e automjetit, e ndarë në dy thasë dhe një qese plastike, që përmbanin gjithsej 62 pako me marijuanë.
Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. I riu është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza për prodhim dhe trafikim të paautorizuar të lëndëve narkotike. Autoritetet malazeze bëhet me dije se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrjetin e mundshëm të trafikut dhe origjinën e saktë të drogës.