Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një 70-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj.
Burime për Panorama Online bëjnë me dije se gruaja që ndërroi jetë është identifikuar si Bajame Memetali. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë një ditë më parë.
Fqinja e të moshuarës thotë se 70-vjeçarja jetonte e vetme, pasi djalin e kishte në burg, ndërsa bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë kohë më parë.
Ajo tregon se lajmëruan policinë, pasi u shqetësuan pasi nuk e kishin parë ditën e fundit.
Flet fqinja: Më tha komshija ‘ta shikojmë njëherë Bajamen se s’po ndihet’. I thashë që hajde ta shikojmë, ikim bashkë. Ikëm të dyja, morëm dhe komshiun se kishim frikë, u fut ai komshiu dhe më pas ne. Ajo kishte rënë nga divani, i njoftuam të motrën i thamë që ‘hajde se ka vdekur Bajamia’.
Lajmëruam edhe policinë. Ne nuk hynim e dilnim me të se ishte mistrece, derën e ka të shkallmuar, ia ka shkallmuar i biri. Jetonte vetëm, as nuk hante e pinte, nuk i dërgonte njeri ushqim.
Dyshuam sepse nuk po ndihej, sepse ajo i gjuante me shkop tavanit të një komshije kur kishte nevoje për diçka. Dhe menduam të shkonim ta shikojmë, e gjetëm të vdekur.
Djalin e ka në burg, ajo ishte në vështirësi ekonomike, pa ngrëne pa pirë. Ishte e sëmurë, ra nga kati i katërt dhe u paralizua. Vinte ndonjëherë e motra nga Tirana i bënte shërbim.
LEXO EDHE: VIDEO- Jetonte e vetme, e moshuara gjendet e pajetë në banesën e saj! Dyshohet se 70-vjeçarja ka ndërruar jetë prej disa ditësh


