Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një vajzë e mitur, vetëm 4 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj, në lagjen “Skënderbeg”.
E mitura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe
E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.