Sulmuesi i Evertonit, Armando Broja ende nuk është i gatshëm për ndeshjet e këtij muaji.
Broja është në fazën e fundit të rikuperimit dhe sipas trajnerit, David Moyes ai ende nuk është gati të rikthehet në fushë, shkruan Indeksonline
Pas këtij lajmi nga trajneri i “The Toffees”, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho duhet të mendoj për ta gjetur një zëvendësues të Brojës për ndeshjet e muajit mars.
Shqipëria luan ndaj Anglisë dhe Andorrës në fazën parakualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Pra, Broja nuk do të jetë i gatshëm për këto ndeshje.