Një 27 vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi në bashkëpunim me një person tjetër kërcënuar një 33 vjeçar që t’u jepte 1000 euro për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok.
Në pranga ka rënë shtetasi F.T., 27 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja L.M., 25 vjeçe.
Ndërkohë u ndalua 21 vjeçari me iniciale L. H., për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ngjarje e ndodhur më datë 14 Mars 2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”.
Dokumentohen 2 raste të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.
Kanosën një 33-vjeçar, që t’iu jepte 1000 euro, për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok”, vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.
Ndalohet dhe 21-vjeçar, për të njëjtën vepër, ndodhur në mars të 2024.
Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Imazhi”.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi F. T., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja L. M., 25 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur një 33-vjeçar, për dhënien e shumës 1000 euro, që të fshinin disa foto/shkrime të jetës së tij private, nga rrjeti social “Tik Tok”.
Po në kuadër të operacionit “Imazhi” u ndalua shtetasi L. H., 21 vjeç, për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ndodhur me datë 14.03.2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.