Gazment Bardhi ka publikuar një video, ku sipas tij tregon që kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e Partisë Demokratike.
Ai thotë se kryeministri nuk ka asnjë ide dhe as vullnet për të qeverisur, ndërsa thekson se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se ‘Rama e ka kuptuar që shqiptarët nuk ngopën më me lugën e tij bosh’.
“Dhe ndërsa Edi Kopjaci përpiqet të zvarritet drejt zgjedhjeve me politikën e tij të dështuar – mashtrim dhe vetëm mashtrim, me Partinë Demokratike po bashkohen gjithnjë e më shumë shqiptarë që duan ndryshimin”, shkruan Bardhi.
Reagimi i Gazment Bardhit
Edi Rama nuk ka patur ndonjëherë as ide, as vullnet për të qeverisur vendin në interes të njerëzve. Tani që numërimi mbrapsht ka nisur dhe e ka kuptuar se shqiptarët nuk ngopen më me lugën e tij bosh, Edi Rama harroi kur tallej dhe tani po kopjon rëndshëm programin elektoral të Sali Berishës. Mirë që Berisha s’ka pasion të pikturojë, se kushedi ç’do të na kishin parë sytë nga kopjaci i qeverisë! ✂️
Dhe ndërsa Edi Kopjaci përpiqet të zvarritet drejt zgjedhjeve me politikën e tij të dështuar – mashtrim dhe vetëm mashtrim, me Partinë Demokratike po bashkohen gjithnjë e më shumë shqiptarë që duan ndryshimin!
Zotimi ynë pas 11 Majit:
✅ Asnjë pension nën 200 euro.
✅ 20 % Rritje për çdo pension.
✅ Kthim i TVSH për ushqimet deri në 2 pensione në vit.
✅ Paga minimale 500 euro.
✅ Paga mesatare 1200 euro.
Është koha për të kthyer shpresën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!
Voto 1️⃣ ✌️