23:28 | 24 Korrik 2025
Arkeologët besojnë se kanë identifikuar një anije shekullore të fundosur në Orkney, Skoci.
Ekspertët thonë se mjeti lundrues i gjetur vitin e kaluar në ishullin Sanday është me gjasë Earl of Chatham, një ish-anije e Flotës Mbretërore e quajtur HMS Hind që më vonë mori një emër të ri pasi u kthye në një anije balenash, shkruan Sky News.
Historic Environment Scotland (HES), i cili financoi kërkimin, tha se fregata e klasës së gjashtë shërbeu për shumë vite dhe më pas u shit, u riemërua si Earl of Chatham duke u kthyer në një anije 500-tonëshe për gjuetinë e balenave.
Sipas HES, kjo ishte e zakonshme për anijet e Flotës Mbretërore pasi cilësia e tyre i lejonte të duronin klimën e ftohtë në rrugët britanike ku gjenden balenat.
Anija mbylli katër sezone në Arktik para se të arrinte fundin në Bay of Lopness në mars të vitit 1788. 56 marinarët në bord mbijetuan.
Ben Saunders, një arkeolog detar i Wessex Archaeology tha: “Gjatë këtij projekti, kemi mësuar shumë për fundosjen dhe komunitetin e Sanday në vitet 1780. Sanday ishte famëkeq për fundosjet e anijeve, duke u quajtur edhe ‘djepi i anijeve të mbytura në Skoci’, por komuniteti njihej për mikpritjen pasi kujdesej për marinarët që mbeteshin në detet e stuhishëm.”
Anija u gjet vitin e shkuar si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike. Stuhitë e shtuara dhe era hoqën rërën që fshihte dhe mbronin anijen prej shekujsh./tvklan.al