Artan Tafani, i penduari i drejtësisë dhe pjesë e grupit kriminal që vepronte në Lushnjë, ka treguar para togave të zeza të GJKKO-së detaje tronditëse nga një ngjarje që lidhet me vendosjen e tritolit në banesën e Bujar Turkut, për shkak të dyshimeve se kishte strehuar nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti.
“Nuk plasi, e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm”, theksoi i bashkëpunëtori i drejtësisë.
Artan Tafani ka rrëfyer se automjetet që përdornin i mbanin në emër të të dashurave të tyre.
Gjithashtu tregoi para togave të zeza të GJKKO-së një episod ku duke u hequr si policë dhe nën kërcënimin e armës i morën automjetin një çifti.
“Ajo goca që ishte në makinë u tremb. Ata dolën, ne u futëm. Kisha armë në dorë. Ai çuni kujtoi se ishim policia, pastaj më vonë e kapi. Djalin e qëlluam me dackë”, rrëfeu gjatë seancës së sotme (11 Maj) në GJKKO.
Artan Tafani: Më ka thënë Laerti, sepse dyshonin që ai kishte mbajtur nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk plasi e lamë ashtu në vendngjarje dhe ikëm.
Makinat i mbanim në emrat e të dashurave. E fundit ishte nga Gjirokastra. Dolëm me Laertin dhe brodhëm, kishim parkuar dhe ikëm te Palma Nova.
Vajtëm i trokitëm në xham një makine. I thamë jemi policia, dil jashtë. Ajo goca që ishte në makinë u tremb. Ata dolën, ne u futëm. Kisha armë në dorë. Ai çuni kujtoi se ishim policia, pastaj më vonë e kapi. Djalin e qëlluam me dackë.
E morëm makinën e parkuam në një parkim të hapur në Astir.