Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, në afërsi te banesës, në fshatin Nënmavriq në Shkodër.
Policia bën me dije se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari me iniciale Z.V e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.
Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.