Një sinjalizim për të shtëna me armë zjarri është marrë nga policia e Tiranës gjatë padites së sotme.
Fillimisht u raportua se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ku dyshohej se të shtënat mund të jenë kryer nga një automjet në lëvizje.
Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet përkatëse, besohet se një person ka parkuar makinën keq dhe më pas i kanë dëmtuar xhamin e automjetit.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.