Me urdhër të SPAK, ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshit, i është sekuestruar celulari.
Sekuestrimi i celularit i është bërë pasi ka dyshime se është i përfshirë në krime zgjedhore. Megjithatë, nuk ka masë sigurie ndaj tij.
Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se ndërkohë po ushtrohen kontrolle nga Byroja Kombëtare e Hetimit së bashku me Policinë e Shtetit, me urdhër të SPAK në Kavajë, ku deri më tani janë sekuestruar 3 celularë.
Hetimet po ndiqen nga prokurori i posaçëm Edvin Kondilli.