Përse ndodhet statuja e Karl Marksit në Kemnic (Chemnitz)? Përse Nova Gorica shihet si qytet i ndarë? Disa fakte interesante për dy kryeqytetet e kulturës europiane 2025.
Një nga bustet më të mëdha të botës dhe simboli më i njohur i qytetit gjerman Kemnic është monumenti i Karl Makrsit. Një portret gjigand i filozofit dhe teoriceienit të sociologjisë dekoron qendrën e qytetit që nga viti 1971. Asokohe fillimisht ishte propozuar një skulpturë njëmbëdhjetë metra e lartë, por ideja menjëherë u hodh poshtë. “Karl Marksit nuk i duhen këmbë e duar, por vetëm koka e tij tregon gjithçka”, është shorehur skulptori sovjetik Lev Kerbelz, i cili derdhi në 40 tonë bronz kokën e filozofit. Kësisoj banorët e Kemnicit e quajtën vendin e monumentit me portretin gjigand të Marksit “vendi i kafkës”.
Ç’lidhje ka Karl Marksi me Keminicin?
Në fakt personalisht ai nuk ka të bëjë shumë me këtë qytet. Marksi u lind në Trier dhe ndërroi jetë në Londër. Pra ai ka qenë mjaft në perëndim të Kemnicit, Për regjimin e partisë komuniste SED lidhja gjeografike e mendimtarit me qytetin nuk kishte rëndësi, kur ata vendosën që Kemnicin ta quajnë qyteti Karl-Marks. Këtë vendim asokohe Otto Grotewohl, kryeministër i RDGJ-së(Republika Demokratike e Gjermanisë) e argumentoi me traditën e fuqishme të lëvizjes punëtore. Qyteti ishte në sytë e regjimit të atëhershëm një model shembullor i socializmit.
Në fakt Kemnici ndodhet në lindje të Gjermanisë në kufi me Çekinë, një qytet kryesues në fushën e industrisë dhe qytet punëtorësh, që përpara krijimit të RDGJ-së. Degë të industrisë së tekstileve, prodhimit të makinerive, hekurudhave dhe industrisë së automobilëve ishin vendosur këtu që në shekujt e 18 dhe 19. Minierat në zonat e pasura xeherore e shndërruan këtë zonë në një epiqendër të ekonomisë. Madje në gjuhën popullore Kemnici quhej edhe si „Mançesteri sakson”, sipas metropolit anglez të industrisë.
Ndryshimi i emrit
Me rënien e regjimeve komuniste në Lindje të Europës qyteti Karl Marks përjetoi jo vetëm një kthesë strukturore, por edhe ndryshimin e emrit. 76 për qind e banorëve pas kthesës votuan për vendosjen e emrit fillestar qytetit. Fjala Kemnic vjen nga gjuha e minoriteti të sorbëve që do të thotë „gurë” e kjo ka të bëjë me rajonin e guroreve përreth Kemnicit.
Ndryshe nga Lajpcig, Drezden dheBerlini Lindor, Kemnici pas kthesës ka mbetur disi në hije. Më 2018 megjithatë qyteti u bë kryefjalë në kryeartikujt e mediave, pas vrasjes së dhunshme të një gjermano-kubanezi, rast që shkaktoi valë protestash kundër racizmit dhe dhunës nga njëra anë dhe marshimeve ksenofobe të lëvizjes Pegida dhe nismave të tjera qytetare të ekstremit të djathtë.
Historia e qytetit karakterizohet nga shumë ulje ngjitje shoqërore dhe politike – e pikërish kjo e bën këtë qytet tërheqës, që ia vlen ta vizitosh e përjetosh.
Në vitin 2025 Kemnici në landin e Saksonisë dhe komunat rreth tij, zonat xeherore dhe Cvikau (Zwickau), është përzgjedhur si kryeqytet i kulturës europiane 2025. Programi përmban disa pika kulmore, ndër to me tema të tilla si “mentaliteti eruopiano-lindor”, “fqinjësi, respekt, tolerancë” dhe “demokraci, pjesëmarrje, solidaritet shoqëror”.
Një tjetër projekt interesant është ai i 3.000 garazheve. Në kohën e RDGJ-së kudo në qytet u ndërtuan garazhe, Ato shërbenin si vende për parkimin e makinave, por edhe si mjedise për kontakte sociale ose tërheqje në sferën private. Historitë e pronarëve të veçantë të garazheve, që ndër të tjera mund të shihen në ekspozitën me protrete „#3000Garagen”, rrëfejnë për jetën në qytetin dikur Karl Marks dhe ndryshimet pas 1989.
Nova Gorica, Gorizia, Görz – tre emra për një vend
Është një risi në traditën e gjatë të kryeqyteteve të kulturës europiane: Dy qytete paraqiten bashkarisht si kryeqytete të kulturës europiane, por megjithatë secili qytet organizon programin e vet. Pas kësaj qendron historia e qytetit të fundit të ndarë në Europë, nga njëra anë Nova Gorica në Sllovenidhe Gorizia në Itali.
Por le ta nisim nga fillimi: Kjo zonë e themeluar 1.000 vjet më parë ka qenë atdheu i kontit von Görz, një dinasti, që ishte një ndër portat fisnike më të rëndësishme në hapësirën jugore të alpeve. Më vonë qyteti u bë pjesë e perandorisë së Habsburgëve, që e quante atë ende Görz. Ishte një qytet ku pulsonte jeta dhe mjaft kozmopolit – në rrugët e tij flitej sllovenisht, italiasht dhe gjermanisht. Pas Luftës së Parë Botërore dhe me rëninen e monarkisë së Habsburgëve Görz u bë italian dhe mori emrin e ri Gorizia. Popullsia sllovene u asimilua, larmia kulturore i përkiste së kaluarës.
Pas Luftës së Dytë Botërore kartat u përzienë nga e para. Fuqitë fituese vendosën kufij të rinj mespërmes qytetit. Pjesa më e madhe e qytetit mbeti italiane, por Josip Broz Tito, kreu i Jugosllavisë ku bënte pjesë edhe Sllovenia asokohe, e pretendoi një pjesë të territorit të qytetit dhe krijoi në hapësirën e gjelbër aty pranë qytetin e ri Nova Goricia. Ishte një qytet i planifikuar nga fillimi modern dhe funksional.
Kështu u vulos kufiri mes Nova Goricës sllovene dhe Gorizias, gjë që bëri të ndahen familjet, të ndahet toka dhe nga të dyja anët të krijohej mosbesimi. Lufta e Ftohtë Lindje-Perëndim në këtë qytet të vogël -mes atyre që konsideroheshin fashistë dhe atyre që pretenonin se ishin komunistë.
Pas pavarësisë së Sllovenisë nga Jugosllavia kufiri për 16 vjet ekzistonte. Më 2004 kur Sllovenia u antarësua në BE dhe më 2007 edhe në hapësirën Shengen, të dy qytetet mund të bashkëpunonin për të zbardhur historinë e përbashkët. E sivjet qyteti i fundit i ndarë i Europës krenohet me titullin e kryeqytetit të kulturës europiane duke ofruar një program të pasur eventesh./DW