Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se është shëruar plotësisht nga koronavirusi, pas dy javesh izolim dhe trajtim mjekesor. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka theksuar se është rikthyer në zyrë dhe ben apel per kujdes nga qytetarët.
“Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar Hoti.