Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionet parlamentare, ka ngritur shqetësimin për ndikimin që kanë deklaratat politike ndaj sigurisë së prokurorëve të posaçëm.
Sipas tij, edhe pse SPAK mban qëndrim të distancuar nga debati politik, sulmet që vijnë nga aktorë politikë krijojnë shqetësime serioze, pasi frymëzojnë edhe elementë të krimit të organizuar.
“Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre”, theksoi ai.
Dumani: Sa i takon deklaratave politike, siç edhe be keni vënë re, SPAK përpiqet të rrijë larg këtyre deklaratave duke mos u përfshirë ne debate apo në replika.
Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre.
Ne këtë e kemi vënë re edhe në punë tonë të përditshme, sepse sa herë që sulmet politike shtoheN vihen re edhe shtime të rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm.