Analisti Fatos Lubonja foli mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa komentoi zgjedhjen në krye të policisë së shtetit, ish-drejtorin e policisë për qarkun Fier, Skënder Hita.
Lubonja thekson se fillimisht duhet ngritur pyetja pse u hoq drejtori i mëparshëm Ilir Proda. Sipas tij, Proda u hoq se del i lidhur me biznesmenin në kërkim Ergys Agasi dhe jo pse nuk mbrojti vilën 31 gjatë protestës së opozitës.
Më tej Lubonja shtoi, se Rama nuk është një i pafajshëm që e kontrollon krimi dhe Balluku, por ai që ka ngritur sistemi e inkriminuar, pjesë e së cilës është dhe policia e shtetit.
Lubonja: Duket sikur Rama është një i pafajshëm sikur e kontrollojnë krimi dhe këta. Më duket sikur nuk është këtu. Pyetja që mund të ngrihet, pse u hoq Proda? Nuk besoj se u hoq për ngjarjen e vilës. U hoq se del i lidhur me Agasin.
Unë mendoj se këtu nuk është çështja është përfolur apo jo. Policia është e inkriminuar në mënyrë skandaloze. E palogjikshme të mendosh se befas që Rama dhe të tijët, tani paskan vendosur të bëjnë demokraci. E zgjodhën mes gjithë policëve? Ka qenë një komision. Ka burrë nëne që të besojë se ky komisioni vendos mbi disa kritere morale?!
Këtu është i gjithë sistemi problem. Pushteti është në krizë gjithnjë e më shumë.


