Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi drejtuesin e ri të Degës Doganore Qafë Botë, Ervis Mehmeti.
Gjatë prezantimit, ai u ndal te rëndësia e forcimit të mëtejshëm të punës në këtë pikë doganore, duke theksuar se përvoja e mëparshme e Mehmeti në administratën doganore përbën një bazë të rëndësishme për përmbushjen e detyrave në vijim.
Në komunikimin me stafin, ai kërkoi vijimësi në standardet e punës, respektim të procedurave dhe bashkëpunim të ngushtë mes strukturave, me synim garantimin e një shërbimi sa më efikas dhe funksional.
Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e drejtuesit të mëparshëm, Eleron Gjoni, për punën dhe angazhimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.
Gjatë vizitës, u zhvillua edhe një takim me stafin e degës, ku u diskutua mbi ecurinë e punës dhe organizimin e strukturave përkatëse.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave vijon monitorimin në terren të punës së strukturave doganore, duke kërkuar përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe biznesit, duke e bërë atë më efikas dhe transparent.
Administrata Doganore mbetet e fokusuar në konsolidimin e standardeve të punës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe besimit të publikut.


