Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një takim zyrtar me Ministër-Këshilltarin e Ambasadës Kineze në Shqipëri, Huang Xuehu, me fokus thellimin e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.
Takimi u mbajt në ambientet e DPPSh-së dhe u shoqërua me dakordësi për:
Nënshkrimin e një marrëveshjeje të re bilaterale
Krijimin e një pike kontakti të Policisë kineze në Shqipëri
Shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin e operacioneve me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare
Në fokus ishte edhe lufta ndaj shfrytëzimit për prostitucion, ku janë përfshirë shtetase kineze në apartamente me qira në vendin tonë. Proda theksoi se Shqipëria po ndjek një qasje institucionale për të ofruar ndihmë dhe mbrojtje për viktimat, ndërsa vijojnë hetimet për autorët.
Pala kineze u shpreh e gatshme për intensifikimin e bashkëpunimit në çështje të sigurisë, duke falënderuar Policinë e Shtetit për veprimet konkrete dhe seriozitetin në menaxhimin e rasteve të përbashkëta.