“Gjatë qëndrimit tim në Abu Dhabi, kam patur një takim shumë të rëndësishëm me Drejtorin menaxhues të “Magna Investment”, z. Abdallah Osseiran, dhe bashkëpunëtorin e tij, z. Mahmoud Haj Ali, në zyrat e tyre në Abu Dhabi.
“Magna Investment” është një kompani investimesh që operon në nivel ndërkombëtar dhe është e specializuar në fushën e investimeve të huaja dhe zhvillimit të projekteve të mëdha. Kompania ka një histori të suksesshme në realizimin e investimeve në shumë sektorë.
Kënaqësi e veçantë të ndaj me ju lajmin se “Magna Investment” tregoi interes të madh për të investuar në vendin tonë. Diskutuam për mundësitë e zhvillimit të sektorit të agrikulturës dhe njëkohësisht për të krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik në vendin tonë.
Në këtë kontekst, u pajtuam që përfaqësuesit e “Magna Investment” do të vizitojnë vendin tonë në një të ardhme të afërt, për të hulumtuar më shumë dhe për të identifikuar projektet konkrete të investimit. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin agrikulturor dhe në sektorë tjerë.
Po punojmë me shumë përkushtim për të krijuar një mjedis të favorshëm investimi, që tërheq investitorët e huaj dhe inkurajon zhvillimin e sektorit të agrikulturës dhe sektorëve tjerë. Investimet e huaja janë një motor i rëndësishëm për rritjen dhe modernizimin e ekonomisë sonë.
Bashkërisht, ne mund të krijojmë një të ardhme të ndritshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut!”, shkruan drejtori i investimeve të huaja, Gazmend Abdiji.