Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një seancë gjyqësore paraprake për rreth 40 minuta, lidhur me çështjen “Partizani” ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kreut të PD-së, Sali Berisha.
Avokatët e Malltezit përgjatë seancës kanë paraqitur disa prova shkencore, në mbrotje të klientit të tyre, por më pas ata kërkuan shtyrje të seancës.
Raportohet se shkak i shtyrjes së seancës është bërë një angazhim tjetër, i cili nuk është i cilësuar për media.
Sakaq, seanca e radhës do të mbahet më 14 shkurt 2025.