Është shtyrë për më 12 janar seanca paraprake për dosjen CEZ-DIA dhe Lobimi në SHBA i Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli prej tetorit të vitit të kaluar.
Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se shtyrja erdhi për shkak të problematikave të konstatuara gjatë shqyrtimit të akteve procedurale nga ana e të pandehurit.
“Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve”, tha ai për mediat. .
Avokati njoftoi gjithashtu se ditën e nesërme, 23 dhjetor, ata do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me prova shtesë për kërkesën e tyre për lirimin nga qelia të Metës.
“Nesër do paraqesim në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të tyre disa prova shtesë, që janë edhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar që po përdoret ndaj Meta një persekutim politik dhe ne nesër do t’ja vendosim në dispozicion GJK”, tha ai.
Kujtim Cakrani: Në leximin akteve, zoti Meta konstatoi që ndryshe është përpiluar kërkesa për kalimin në gjyq dhe ato prova që janë aty të evidentuara, nuk janë të shënuara, të evidentuara fizikisht. Kjo bëri që sot seanca të kishte këtë lloj kompleksiteti ndërmjet zotit Meta dhe prokurorëve. Prokurorët ndryshe shkruajnë në kërkesë dhe ato që parashtrojnë nuk i kanë prova fizike, që t’i paraqesin në gjykatë.
Kjo është ajo që ne kemi konstatuar dhe tashmë jemi në pritje të zhvillimit të seancës, të besoni që kjo çështje do përfundojë ashtu siç kanë përfunduar të gjitha çështjet e tjera të cilat janë të montuara politikisht. E them duke e bazuar në të gjithë provat që ne disponojmë.
Nesër do paraqesim në Gjykatë Kushtetuese me kërkesë të tyre disa prova shtesë, që janë edhe raporti i fundit i Avokatit të Popullit, i cili ka konstatuar që po përdoret ndaj Meta një persekutim politike dhe ne nesër do t’ja vendosim në dispozicion GJK, dhe besojmë që brenda këtë vitit të shprehet, sepse çështja është për gjykim.


